Ka nisur sot në Tiranë Konferenca e Shefave të Shtabit të të gjitha vendeve anëtare të NATOs. Në fokus të kësaj mbledhjeje, e cila mbahet për herë të parë në vendin tonë, diskutohen çështje të sigurisë së Ballkanit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama tha se ky është një takim me përmasa historike për Shqipërinë.
Teksa e konsideroi anëtarësimin në NATO me rëndësi për vendin, Rama u shpreh se forcat tona të armatosura do të jenë prezente në çdo mision që do të thirren.