Prishja e shtëpisë së antikomunistit Prek Çalit, Partia Demokratike në protestë, banorët: Kjo është vdekja e dytë…

Banorët e Verposhit dhe familjarë të patriotit Prek Calit protestuan dje pas shembjes të panjoftuar nga policia të mureve të Kullës muze të Prek Calit. Ata dënuan ashpër ndërhyrjen e Policisë e cila me fadromë prishi muret të cilat kishin nisur të restauroheshin. “Kjo është vdekja e dytë që i ndodh Prek Calit dhe kullës së tij”, thanë banorët.

Shqiptarë nga Amerika bënë të mundur mbledhjen e një fondi për të restauruar Kullën prej guri të patriotit të madh Prek Cali, për ta kthyer atë në një muze. Përpjekja e shqiptarëve në diasporë erdhi për të nderuar veprën patriotike të Prek Calit, që nga rezistenca e tij në fillimet e shtetit shqiptar, që bënë të mundur që Vermoshi të jetë pjesë e Shqipërisë, e deri në rezistencën e parë kundër komunizmit në Shqipëri, gjë për të cilën Prek Cali u ekzekutua.
Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetarit i PD-së, Anton Kokaj.

Ai mbështeti protestën e banorëve të Vermoshit duke e cilësuar aktin e policisë si ç’njerëzor duke përdhosur kujtimin e patriotit më të madh të zonës së Kelmendit.

Prishja e shtëpisë së antikomunistit Prek Çalit, Partia Demokratike në protestë, banorët: Kjo është vdekja e dytë…

FOTO/ Ministrat u zgjodhën, ja kush janë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko