Ekzekuton ish-bashkëshorten rumune, prangoset shqiptari me thikë në dorë: E vrava unë! (Emrat)

0
144

Detaje të reja publikohen nga mediat italiane në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka vrarë mëe thikë gruan e tij rumune. Në dëshminë e tij në polici, shqiptari Kujtim Hasanaj ka pranuar se ka vrarë gruan e tij Elena Seprodi, 48-vjec, nga Rumania dhe është shfaqur shumë konfuz, raporton repubblica.it.

 

 

Pavarësisht se është ndihmua nga avokati i tij, Angelica Gabriele, shqiptari nuk ka mundur dot të shpjegonte motivin e vrasjes.

I pyetur nga prokurori, ku policia e ka gjetur me një thikë në dorë gjatë momenti të arrestimit ai është shprehur se: ‘Kjo është gruaja ime, e vrava unë”, ka thënë 49-vjecari për policinë në Casale Monferrato.

Pritet të dalë autopsia për të mësuar më shumë rreth vrasjes. Cifti kishte një djalë 24-vjeçar, ndërsa ishin ndarë tre vjet më parë. Ndërkohë sipas “Torino Today”, Elena Seprodi, 48 vjeç është vrarë për çështje ekonomike dhe për xhelozi në banesën e saj në Casale Monferrato, pas një sherri me ish-bashkëshortin e saj shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here