“Këmbyesit” çon në pranga 3 persona, ja çfarë u gjeti policia në makinë

0
181

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 11.000 Euro të dyshuara të falsifikuara dhe ka arrestuar 3 persona te dyshuar, ne kuader te operacionit policor te koduar “KËMBYESIT”.

Te arrestuarit 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. D, 41 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”

A. Rr, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.

N. M, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Akuza 

Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.

Menjëherë me marjen e informacionit, janë organizuar shërbimet dhe në afërsi të fshatit Gostimë, është ndaluar mjeti tip “Peugeot” me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit personal, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here