Lidhjet me Sigurimin e Shtetit, deputeti i PD-së publikon “dosjen” e tij

0
219

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka publikuar në profilin e tij në FB përgjigjen nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit nëse ai ka patur lidhje apo jo me Sigurimin e Shtetit

Dhe përgjigja nga institucioni i ri që drejtohet nga Gentjana Sula ka qenë negative. Në këtë përgjigje, rezulton se për Murrizin nuk ka asnjë dosje, qoftë survejimi apo bashkëpunimi.

 

Murrizi e ka bërë këtë lëvizje në një kohë kur debati për bashkëpunëtorët e regjimit të kaluar është i nxehtë dhe akuzat ndaj kreut të ri të Kuvendit, Gramoz Ruçit sa vijnë e shtohen.

STATUSI

Kjo eshte pergjigja zyrtare e ardhur nga komisioni i verifikimit te figurave, per lidhjet me sigurimin e shtetit.

E kemi detyrim MORAL dhe LIGJOR qe te 140 deputetet, nga kryetari Ruçi deri tek i fundit ti drejtohemi ketij komisioni per te qartesuar QYTETARET ne lidhje me te kaluaren TONE.

Deputetet e PARTISE DEMOKRATIKE , me shume se çdo deputet tjeter i kuvendit. Mire do ishte edhe te gjithe ISHET qe bejne faktorin neper ekrane( nese nuk kane frike).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here