“Operacioni fshesa” Rama shkarkon zv/ministrin e LSI-së

0
255

Me fillimin e punës së qeverisë së re, kanë filluar edhe ndryshimet e para në kabinetin qeveritar. Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko, është liruar nga detyra ditën e sotme.

 

 

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

VENDIMI I PUBLIKUAR NE FLETOREN ZYRTARE
VENDIM
Nr. 513, datë 15.9.2017
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Z. Ilir Marko, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

vendimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here