Vendi i piramidave është vënë sërish në qendër të vëmendjes por jo më për zbulimin e një piramide të re.
Në qytetin Luksor në jug të Egjiptit, arkeologët egjiptianë kanë zbuluar varrin e një faraoni dhe gruas së tij, të cilët kishin jetuar mbi 3.500 vjet më parë, në kohën e dinastisë së 18-të, shkruan standard.al
Kërkimet në këtë zonë ku është e njohur për varrosjen e personave të pushtetshëm në atë kohë kanë vazhdojnë sërish. Mediat e huaja bëjnë me dije se varri nuk është në gjendje të mirë por në brendësi të tij është statuja e faraonit dhe gruas së tij si dhe një maskë varrimi.