Bëni gati çadrat, rikthehen reshjet e shiut. Si do jenë temperaturat në fundjavë

0
218

Gjatë ditëve të fundit, moti ka qenë kryesisht i kthjellët dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta, ndonëse jemi në prag vjeshte. Edhe gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e vendit ka patur mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës, kur vranësirat u tërhoqën drejt zonave malore, duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.

 

 

Siç raporton “Meteoalb”, pasditja i zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore, duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës, kur pritet fuqizim i vranësirave. Nisur nga kjo, pritet shira, fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstreme ditore duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.

Por duke filluar nga e mërkura, pritet të rikthehen reshjet e shiut, të cilat do të vijojnë edhe ditën e enjte dhe të premten.

Ndërsa në fundjavë pritet të kthehen ditët me diell, ndërsa temperaturat nuk parashikohet të shënojnë luhatje të ndjeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here