Rëndësia e orës kur pini cigaren e parë në mëngjes

0
192

Të gjithë duhanpirësit e kanë shumë mirë të qartë se sa e dëmshme është cigarja në organizmin e tyre, e veçanërisht nëse ajo konsumohet që në orët e para të mëngjesit, apo më keq akoma, esëll.

Sipas një publikimi të revistës “Journal of the National Cancer Institute”, rezulton se ata që pinë cigaren e parë të ditës brenda 5 minutave pasi janë zgjuar nga gjumi, kanë 3,5 herë më shumë rrezik nga kanceri në mushkëri, krahasuar me ata që presin të paktën 1 orë pas zgjimit.

Mjekët këshillojnë se nëse nuk gjeni dot mënyrën, nëpërmjet vullnetit apo rrugëve të tjera për ta lënë këtë lëndë e cila sjell vdekjen e ngadaltë dhe plakjen e sistemit, të paktën ta përdorni 1 orë pas zgjimit.  Përpiquni të furnizoheni me sa më shumë vitaminë C dhe E nga ushqimet, çdo ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here