Policia e Shtetit ka rrethuar sot Shkozën me forcat e saj, veshur me jelekë antiplumb ndërkohë që fadromat e IKMT-ësë kanë nisur shembjen e 154 banesave tek ura e Shkozës.
Efektivët e repartit Shqiponja ndodhen në zonë të armatosur.
Banorët e zonës nuk janë lejuar t’u afrohen shtëpive të tyre dhe thanë se as nuk kishin dijeni se sot do të nisnin shembjet.
Shembja po ndodh në një kohë kur ata ishin në pritje të një marreveshjeje me shtetin ditën e enjte, pra, pas dy ditësh, por protestën e tyre dhe lutjet e tyre nuk i dëgjoi askush.