SKEMA/ Si i mashtroi deputetja e PS votuesit e saj në Tiranë

1
230

Duke parë protestat e 153 familjeve të Shkozës pak ditë më parë në Tiranë, qeveria mendoi të shmangte përplasjen masive të banorëve me policinë. Për këtë u përdor deputetja e zonës Elona Gjebrea që siç ndodh rëndom në këto raste, iu premtoi ngritjen e një grupi ndërinstitucional që do të punonte për një marrëveshje me banorët. Duke i besuar deputetes socialiste, banorët e lanë me aq protestën dhe nuk planifikuan asgjë më shumë. Por e gjitha ishte një lojë. Sot në orën 8:00 të mëngjesit policia rrethoi të gjithë lagjen. Banorët nuk lejohen të dalin nga shtëpitë për të parandaluar një protest masive, ndërsa fadromat kanë nisur të prishin një nga një banesat e tyre.

REAGIMI I GJEBRESË DISA DITË MË PARË PAS PROTESTAVE TË BANORËVE:

“Do doja të informoja mbarë opinionin publik, se jam maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës në lidhje me prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, si përpara fushatës dhe pas saj, përfshirë këtu edhe ditën e sotme ,ku para disa minutash ,mbarova takimin me qytetarët.

Dëshiroj të sqaroj, se ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë situatë për të kërkuar vota apo mbështetje tjetër nga ata. Por, si deputete e zonës, jam në mbështetje të tyre për zgjidhje të problemeve dhe jo shfrytëzime për qëllime partiake. Këtë nuk do ta bëj kurrë.

Një grup ndërinstitucional ,u krijua me porosi të Kryeministrit dhe me pjesëmarrje te Kryetari të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Po bëjmë më të mirën, që qytetarët të sqarohen dhe t’ju ofrohen mundësi mbështetje në rastin e banesave pa legalizim dhe leje ndërtimi. Përfaqësia e ngritur nga banorët që preken nga ky projekt, do të informohen hap pas hapi për vijueshmërinë e këtij procesi. Faleminderit!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here