Vendimi për plehrat/ Reagon Vasili: Zgjidhja e vetme referendumi popullor

0
197

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili hedh idenë e një referendumi për çështjen e importit të plehrave.

Në një shënim në Facebook, Vasili shprehet:

“Referendum popullor për plehrat.

Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.

Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shëndrrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t’i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.

Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai”.

Reagimi i Vasilit vjen pas atij të Taulant Ballës. Kryetari i grupit parlamentar socialist, me një shënim të shkurtër në të njëjtin medium, pranon se: Grupi Parlamentar Socialist “do rikthejë në publik për një debat shterues” çështjen e importit të plehrave.

Program i ri i punimeve në Kuvend, për periudhën 18 shtator deri në 13 tetor, parashikon të kalojë në votim të ashtuquajturin “ligjin e plehrave”, një nga ligjet më të kundërshtuar dhe të debatuar në Kuvend dhe në opinionin publik sesionin e shkuar parlamentar.

Ishte dekreti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili e riktheu këtë projetligj në Parlament. Mazhoranca u përpoq ta kalonte, por LSI-ja nuk e votoi, dhe projektligji kaloi vetëm me 63 votat e PS-së, të pamjaftueshme për t’u implementuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here