Zvicër/ Prangoset shqiptari, metodat speciale që përdorte në ndihmë të kandidatëve për patentë

0
174

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar nga policia në Zvicër në Kantonin e Solothurnit, pasi akuzohet për mashtrim. Shqiptari nga Kosova rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur akuzohet se ndihmonte kandidatët me mjete speciale për të kaluar provimin teorik në autoshkollë, njofton media zviceriane 20minuten.ch.

 

 

Shqiptari nga Kosova merrte mijëra franga për shërbimin që kryente. Në ditën kur zhvilloheshin provimet, kosovari qëndronte diku jashtë dhe mbante kontakte me kandidatën duke përdorur metoda të avancuara.

Personat që i nënshtroheshin provimit teorik ishin të pajisur me një minikamerë, një mikro kufje për dëgjim, një aparat pranimi dhe një tjetër, dërgimi. Mjetet teknike ishin lidhur në pjesën e poshtme të trupit të kandidatit.

Sipas hetimeve, nga dhjetori 2014 deri në mars 2016, shqiptari nga Kosova ka ndihmuar 20 shtetas të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Zvicrës të marrin provimin e patentës.
6u7jhm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here