Integrimi në BE i ballkanit perëndimorë, Mogherini dhe Hahn tregojnë ‘planin’…

0
166

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisoneri për zgjerim i bllokut, Johannes Hahn kanë dhene lajme te mira gjate takimit me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Asamblenë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Rikonfirmuam mbështetjen e qartë të BE-së për perspektivën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është thënë së fundmi edhe në nivel të Këshillit Evropian, edhe nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor”.

“Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve, drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Mogherini dhe Hahn, raporton Rel.

“Jemi të kënaqur që presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, kryeministri i Shqiperise Edi Rama, dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për realizimin e reformave, sidomos në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejta themelore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thanë Mogherini dhe Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here