Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish pas mbledhjes së djeshme të kryesisë ku ka pasur përplasje të ashpra.
Me një shënim të shkurtër në Facebook, Basha shprehet se PD-ja ka vetëm një kundërshtar, që është aleanca e krimit, teksa lajmëron dhe një vendim të marrë prej tij.
Ja çfarë shkruan Lulzim Basha në Facebook:
PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave.
Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve.