Operacioni i Policisë në Vlorë për ndalimin e automjeteve luksoze po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Speciale dhe FNSH Fier. Ai është shtrirë në të gjitha akset rrugore të qytetit bregdetar.
Konfirmohet se ka patur automjete të sekuestruara, por edhe persona të ndaluar për mungesë dokumentacioni të mjetit, mungesë të lejes së drejtimit apo konstatimi i sendeve të jashtëligjshme në brendësi të automjeteve.
Operacioni do të vijojë gjatë gjithë ditës, ndërsa ajo ç’ka vihet re në qytetin e Vlorës janë rrugët e boshatisura sidomos nga automjetet luksoze. Duket se aksioni policor i ndërrmarë fillimisht në qytetet Durrës dhe Elbasan ka shërbyer si sirenë alarmi për pronarët e këtyre mjeteve.