Një biznesmen ndërtimi është shoqëruar nga policia për të bërë verifikimin e makinës luksoze ‘Fuoristradë’ me të cilën po lëvizte.
Policia nuk e bën të ditur emrin e biznesmenit, ndërsa aktualisht po bëhet verifikimi i dokumentacionit.
Ndërsa në një tjetër aksion të policisë, po në qytetin e Sarandës, një makinë tip “Audi” me xhama të zinj i ka ikur postbllokut të policisë te “Rrethi i Spitalit” ne lagjen nr.4.
Automjeti është ndjekur nga policia por pa arritur ta kapin. Prej paradites se sotme policia e Sarandës ka zhvilluar kontrolle ne qytet ne kuader te planit te masave te Policise se Shtetit për bllokimin e mjeteve që janë vendosur me pasuri që nuk e justifkojnë burimin. Aksioni është i shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa priten të tjerra bllokime nga Policia e Shtetit.