Tragjedia në Durrës/ Trinjakët ishin autikë, ja sakrificat e nënës që humbi ‘betejën’

0
190

Pas ngjarjes së rëndë, Klan Plus mëson se trinjaket Konçi trajtoheshin çdo të hënë në qendrën e mirërritjes dhe zhvillimit në Kombinat të Tiranës. Ata kishin vështirësi në komunikim dhe dëgjim, e për këtë arsye i nënshtroheshin një terapie të veçantë.

 

 

Jashtë kamerave dhe në ruajtje të sekretit mbi specifikat e trajnimit për vogëlushët, mjekja na njeh me problematikën e tyre, por mbi të gjitha në vështirësitë dhe sakrificat e nënës për të kapërcyer këtë problem shëndetësor të fëmijëve të saj të mitur.

Ndërkohë, psikologët që prisnin edhe këtë të hënë të fundit të takonin vogëlushët, e cilësojnë një nënë të përgjegjshme dhe gjithmonë në gatishmëri për t’iu përgjigjur nevojave që kishin fëmijët e saj.
Historia familjare mbart në qendër emigracionin në Itali të bashkëshortit, duke e bërë Migenën një nënë dhe baba për vogëlushët.

Përtej vështirësive ekonomike, mjekët tregojnë për sakrificat që bënte kjo e fundit çdo javë duke udhëtuar nga Durrësi në Tiranë për të ndihmuar përmirësimin e gjendjes shëndetësore të trinjakeve. Por fati i keq deshi që ajo ta humbë në mënyrën më të rëndë dhe më tragjike të mundshme betejën me jetën e tre fëmijëve të saj. Pas ngjarjes, mësohet se e ëma e trinjakëve ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes së vështirë psikike për të përballuar humbjen tragjike të fëmijëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here