Varri i një “mbreti” të lashtë është gjetur në një nga sitet e qytetit të Majas, Waka në veri të Guatemalës.
Analizat qeramike të artefaktit të gjetur në këtë vend daton mes viteve 300-350 pas lindjes së Krishtit.
Artefakti përfshin një maskë mahnitëse të pikturuar, e cila ishte çelësi i identifikimit të varrit dhe atij që i përkiste sipas linjës mbretërore.
Kjo e bën atë varrin më të hershëm të njohur mbretëror në rajonin Peten.
Kërkimet e mëparshme në këtë sit kanë zbuluar gjashtë varre mbreëtrore që datojnë në shekujt e pestë, të gjashtë dhe të shtatë pas lindjes së Krishtit.
Përveçse daton si varri më i hershëm në fiset Maja, ekspertët arkeologë thonë se ky varr ka ndihmuar më pas në krijimin e pallatit mbretëror si një vend i shenjtë akropol, një vend i madhështirë, në historinë e hershme të dinastisë Wak.
Si vend nuk ndodhet larg qendrës së fisit Maja dhe në atë kohë ky qytet zotëronte rrugët kryesore tregtare nga të gjitha anët dhe dinastia Wak njihet si dinastia më e hershme e fiseve Maja.