Nga Fatmir Popja
Bashkia e Librazhdit në bashkëpunim me World Vision dhe CNVP organizuan gjatë kësaj fundjave në pedonalen e rivitalizuar të qytetit të Librazhdit për herë të parë aktivitetin e titulluar “Festa e Mjaltit” në të cilën morën pjesë rreth 100 biznese të cilat promovuan prodhime të ndryshme nga më cilësoret.
Bletaria në zonën e Librazhdit është një traditë e hershme dhe Mjalti I kësaj zone është nga më të preferuarit jo vetëm në tregun vendas por sidomos në tregun e huaj .
Mjalti i geshtenjes,i luleve i pishes,listres etj,jane disa variete mjalti qe gjenden vetem në rrethin e Librazhdit.Sipas statistikave më të fundit actual;isht ka me shumë se 153 blete-rritës në të gjitëh territorin e Bashkisë së Librazhdit. Bazuar edhe ne programet kombetare, Bashkia Librazhd sipas kryebashkiakut Kastriot Gurra po përkushtohet tju japi vëmendjen e duhur dhe ti mbështesi këto biznese të vogla me anë të politikave lokale në mënyrë që numri i tyre të vije gjithmonë në rritje, gjë që do ndikojë në rritjen e mirëqenies të familjeve librazhdase.
Edhe pse në fokus gjatë këtij aktiviteti kemi mjaltin tha kryebashkiaku Gurra duke përshëndetur të pranishmit gjatë “Festës së Mjaltit” , ne nuk do lemë pa promovuar edhe produktet e tjera te zones si: bimet medicinale sic janë: çaji i malit, boronica, sherebela dhe trëndafili i egër ,arra,ftoi, lajthia, mollët, rrushin dhe produketet pblektoriale mjaft të shijshme .Po kështu mjaft rëndësi librazhdasit po i kushtojnë edhe produkteve artizanale sikurse janë ato të gurit, drurit si dhe ato ushqimore.Ndërkaq bizneset pjesmarrëse e vlerësuan së tepërmi zhvillimin e Festës së Mjaltit ku atyre ju jepet mundësia të promovojnë produktet më cilësore që sot gjendet në treg. Një vëmëndje të madhe kohët e fundit bashkia e Librazhdit po i kushton edhe guidave te ndryshme për vlerat e turizmit malor ku peshën kryesore e mban Parku Kombetar i Shebenikut i cili është kthyer në një nga atraksionet e përhershme për të gjithë turistët vendas dhe ata të huaj.Festa e Mjaltit” do të kthehet tashmë në një traditë të cilën librazhdasit synojnë që jo vetëm ta mbajnë gjallë te gjithë por që do e pasurojnë vit pas viti .