Korçë, arrestohen Mariusi dhe Kristi, dy vëllezërit problematikë

0
166

Policia e Korçës ka arretsuar dy vëllezër problematikë për komunitetin, të shpallur në kërkim për vjedhje dhe plagosje. Ata janë Marius dhe Kristi Rapo, 21 dhe 19 vjeç, të dy banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139, 89 e 25 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 27 gusht 2017, në një lokal në lagjen nr 10 në Korçë, ku dy vëllezërit janë futur në konflikt për motive të dobëta me dy të rinj nga fshati Zvezdë, G.K, 37 vjeç dhe K.K, 21 vjeç, të cilëve, pasi i kanë sulmuar dhe plagosur, iu kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here