Përkthyesi i mirënjohur i gjuhës gjermane Afrim Koçi, është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e përkthimit. Përkthyes dhe redaktor, Afrim Koçi për rreth 45 vjet ka sjellë mjeshtërisht në gjuhën shqipe emrat më në zë të kulturës dhe letërsisë botërore. E ka nisur karrierën e përkthimit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” në vitet ‘60-të. Mbi 90 tituj mbajnë firmën e tij si përkthime e redaktime nga gjermanishtja, rusishtja, italishtja, anglishtja. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe përkthimit të letërsisë për fëmijë Afrim Koçi është shpallur Fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë “Fan Noli. Ndërsa Bashkia e Tiranës i ka akorduar titullin “Personaliteti i Tiranës” për vitin 2007. Afrim Koci ishte padyshim një nga përkthyesit më të shquar të vendit tonë dhe një intelektual publik i njohur. Me mbi 120 tituj librash të përkthyer nga gjermanishtja dhe gjuhë të tjera, Koci është përfaqësues i denjë i shkollës shqiptare të perkthimit që i ka dhënë lexuesit tonë kryeveprat e letersisë botërore. Kontributet e shquara të Afrim Kocit janë vlerësuar brenda dhe jashtë vendit. Ai është fitues i çmimit të përkthimit Fan Noli, fitues i Penës së Argjendë. Po ashtu, ai është fitues i çmimit kombëtar të përkthimit të Austrisë dhe është nderuar me çmime edhe nga Zvicra, Rusia etj.