Basha pret Kryeministrin Haradinaj: integrimi i Kosovës në interes të sigurisë dhe stabilitetit të mbarë rajonit

0
136

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim të ngrohtë dhe miqësor. Lulzim Basha i uroi suksese z.Haradinaj në detyrën e re dhe me shumë përgjegjësi në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Kryetari i Opozitës e siguroi z.Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike​ në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera. Integrimi europian dhe euroatlantik i Kosovës, është në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetem të Kosovës, por të mbarë rajonit, u shpreh Lulzim Basha. Kryetari i PD, me tej theksoi se Partia Demokratike, ashtu sic ka qënë që në ditët e para të themelimit të saj, një mbeshtetje e fuqishme dhe konstante e aspiratave të popullit të Kosoves, do të vazhdoje te jete gjithmone një zë aktiv në familjen e partive simotra të PPE, dhe më gjerë, për të përkrahur me forcë interesat e Kosovës. Gjithashtu, nuk do te mungoje asnjehere edhe mbështetja konkrete për njohjen nga shtete të tjera, përmes kontakteve dhe raporteve që Partia Demokratike ka me forca të rëndësishme politike në Europë dhe vende te tjera. Nga ana tjeter, të dy personalitetet theksuan rolin që Partia Demokratike me autoritetin e padiskutueshem që gëzon ne Kosove, mund të luajë në drejtim te zhvillimeve  pozitive edhe të vetë politikes aty, në bashkëpunim me të gjithë spektrin politik kosovar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here