Ish-kryeparlamentari humbet njeriun më të afërt

0
174

Ish-kryeparlamentar dhe ish-demokrat, Kastriot Islami, ka humbur njeriun e tij të zemrës, nënën e tij.  E ëma e tij, Myzeje Islami është ndarë nga jeta.

Me një mesazh të ndjerë në “Facebook”, ai ka ndarë me miqtë e tij dhimbjen e madhe pas humbjes së mamasë në moshën 84-vjeçare.

SYRI.net i shpreh ngushëllimet Kastriot Islamit për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Mesazhi i Islamit:

Nëna jonë e dashur mbrëmë është larguar prej nesh…

Ajo e deshte shumë jetën dhe ne e donim shumë atë ta kishim pranë nesh…U përpoqëm shumë…

Të duam shumë dhe ti do të mbetesh gjithnjë mes nesh….

U Prehsh e qetë nëna jonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here