Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për një administrator të një njësie administrative, pasi vula e institucionit është gjetur në makinën e shokut të tij.
Sipas burimeve zyrtare, efektivët e seksionit për krimin ekonomik dhe financiar kanë referuar dje materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për shtetasin V.M, vjeç 46, banues në Tiranë, administrator i një njësie administrative, duke mos respektuar rregulloren e mbajtjes dhe administrimit të dokumentacionit zyrtar.
Për më tepër sipas policisë së Tiranës, vula dyshohet se mund të jetë përdorur për të vulosur vërtetime të falsifikuara.
Ai është proceduar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.