FOTO/ Atentat mafioz në qëndër të Vlorës, plagosen rëndë 2 persona me breshëri plumbash

0
212

Dy persona kanë mbetur të plagosur në rrugën transballkanike në Vlorë, pasi janë qëlluar me automatik nga një automjet.

Makina Benz me targa VL 6568 C ku ata ndodheshin ishte duke dalë nga një karburant në momentin e atentatit. Atentatorët, sipas disa dëshmitarëve, kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje, por më pas një person është parë duke vrapuar, ç’ka ngre dyshimet se mund të jenë larguar në këmbë.

Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, por mësohet se njeri është rëndë.

Fotot e mëposhtme janë nga vendi i ngjarjes. Atentati ka ndodhur në një zonë shumë popullor. 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin ku ndodhi krimi dhe ka nisur hetimet. Ajo ka vendosur një perimetër sigurie dhe ka devijuar qarkullimin e makinave.

Atentati mafioz ka ngjallur vëmendje sepse ka ndodhur ditën dhe në vend mjaft të mbikqyruar nga kamerat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes ka shumë prova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here