Ngjarjet kriminale në vend/ Reagon Dritan Demiraj: Shqetësohem, bandat janë ‘trimëruar’ përballë këtij shteti të…

0
249

Ish-ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj, nëpërmjet një statusi në Facebook ka dënuar ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur vendin.

 

 

Duke marrë shkas dhe nga ngjarja e mëngjesit të sotëm që terrorizoi qytetin e Vlorës, kur një automjet tip Benz u godit nga breshëri plumbash, Demiraj shkruan se këto janë shenjë e “trimërimit të krimit”.

Si fajtor, ish-ministri teknik bën shtetin që sipas tij është “i topitur nga flirtimi i segmentemve të agjenvive të zbatimit të ligjit me grupet kriminale”.

“Ndjehem shume i shqetesuar me ngjarjet e fundit kriminale, te cilat jane shenje e trimerimit te krimit perballe nje shteti te topitur nga flirtimi i segmenteve te agjencive te zbatimit te ligjit me grupet kriminale.
Duhet sa me shpejte nje reagim i vendosur sa nuk eshte vone,” shkruan Demiraj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here