Shkollat në Suedi nisin të largojnë termat djalë – vajzë mes fëmijëve

0
245

Që nga momenti kur një fëmijë vjen në jetë, gjinia pak a shumë e determinon se çfarë duhet ai apo ajo të veshë, cilat lojëra duhet t’i ketë dhe përfundimisht se si duhet të sillet shoqëria me të dhe ai me shoqërinë.

Megjithatë, disa shkolla në Suedi po përpiqen të largojnë përfundimisht këto norma gjinore.

Në hapësirat parashkollore në Suedi nuk ka ndarje gjinore. Aty nuk ka hapësira të caktuara për të luajtur me kukulla apo me blloqe ndërtimi. Lodrat janë krijuar në veçanti që të ofrohet një ambient për lojë së bashku mes vajzave dhe djemve.

Dy institucione parashkollore në Suedi – Nicolaigarden dhe Egalia (nënkuptimi në gjuhën latine – Barazi) – janë krijuar për të shuar përgjithmonë ndarjet gjinore. Fëmijëve aty u jepet liri për të sfiduar çdo ndarje gjinore, shkruan albinfo.ch.

Këto institucione po ashtu kanë larguar nga përdorimi fjalët “djalë” dhe “vajzë”. Në vend të kësaj ata i kanë mësuar fëmijët të quajnë njëri-tjetrin në emër apo në përemër neutral.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here