Berisha publikon raportin zyrtar: Ja si Kodheli ndihmonte trafikantët e drogës me radarët e saj

0
217
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook, një raport zyrtar lidhur me mosfunksionimin e radarëve, çka është bërë shkak dhe për lëvizjen lirshëm të trafikantëve të drogës në det.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri ka publikuar raportin në të cilin oficerët e grupit të punës informonin Gjeneralin e Forcave Detare, Ylber Dogjanin, se radërët ishin jashtë fundkionit, por ky i fundit nuk mori asnjë masë.

Sipas ish-kryeministrit në atë kohë ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dhe gjeneral Dogjani nuk kishin për qëllim rregullimin e radarëve por si të ndihmonin trafikantët e drogës për lëvizjen e lirë të kanabisit.

Ja postimi i plotë i ish kryeministrit:

Ja se si ndrikull Kodheli ndihmoi me sukses trafiqet dhe trafikantët me radarët e saj!

Këtu më poshtë keni një raport zyrtar për radarët, të dërguar nga oficerët e grupit të punës, gjeneralit të forcave detare Ylber Dogjani dhe injorimi total i raportit nga ndrikull Kodheli. sb

“Ja një nga informacionet periodike që i shkonin Komandantit të Forcave Detare Ylber Dogjanit nga grupet e punës së FD në lidhje me mos funksionimin e sistemit të radarëve, por sigurisht që Oficeri i Logjistikës në krye të Forcave Detare kishte ardhur me mision të dedikuar nga çifti Kodheli-Kraja, vetëm e vetëm për të mbuluar këtë aferë korruptive duke mos marrë asnjë masë për radarët (sepse për specialist në fushën e veprimtarisë detare thonë që s’di as not).

Më poshtë një nga raportet që grupet e punës i dërgonin Dogjanit, por ky i fundit dhe firma fituese s’merrnin asnjë masë sepse kishin “mision” tjetër:

Lënda 😕 Raport mbi kontrollin e shërbimeve/riparimeve në SIVHD të kryera nga Shoqëria “Idea- Tel” sh.p.k. Tiranë, për muajin Janar 2016.

Drejtuar?:? Gjeneral Brigade Ylber DOGJANI

??Komandant i Forcës Detare

KETU

I nderuar Zoti Gjeneral,

– Komisioni për zbatimin e Kontratës me Nr. 233/3, datë 11.08.2015 me objekt “Shërbimi i Mirëmbajtjes Tekniko-Operacionale të Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare (SIVHD) për një periudhë tre vjecare”, i ngritur me Urdhrin e Komandantit të Forcës Detare Nr.274, datë 24/08/2015 , i ndryshuar.

– Nga data 20 – 22.01.2016 realizoi kontrollin e shërbimeve/riparimeve në SIVHD të kryera nga Shoqëria “Idea – Tel” sh.p.k. Tiranë, gjatë muajit Janar 2016.

– Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se nga shoqëria “Idea Tel” sh.p.k. Tiranë, nga data 01 – 22.01.2016 nuk ishin kryer kontrolle/shërbime në SITE-et e PRT-11 Ksamil, PRT-VQ Sarandë, PRT-13 Portopalermo, QO Pashaliman dhe PRT-19 Gur Lushnje.

– Sipas Aneksit Nr.2 të Kontratës, Neni 1 Paragrafi I “Shërbimet e Mirëmbajtjes Parandaluese”, Pika B “Inspektimi mujor dhe eleminim i problematikave të konstatuara”, firma ka për detyrim të inspektojë në cdo vend- instalim “site”, paisjet sipas moduleve të SIVHD.

– Anëtarët e komisionit të zbatimit të kontratës pasi verifikuan/kontrolluan gatishmërinë e paisjeve të SIVHD-së konstatuan edhe këto problematika:

– PRT- VQ Sarandë:

1. UPS i kompiuterit të postoperatorit ka probleme me bateritë,

2. Mikrofoni i radios IP 1616 ndodhet jashtë gatishmërie,

3. Kondicionieri i sallës së postoperatorit nuk kalon në ngrohje, ka nevojë për shërbime,

4. MG i paisjeve të sallës nuk ndizet auto, por manualisht,

5. Dritat e sinjalizimit të kullës nuk ndizen.

– PRT-11 Ksamil:

1. MG 2 gjatë punës fiket, u kontrollua dhe ka të nevojshme ndërrimin e filtrave dhe vajit,

2. MG1 ndizet në mënyrë manuale, ka probleme me karikuesin e baterisë, duhet ndërruar.

– PRT-13 Portopalermo:

1. MG i dërguar nga Durrësi nuk është montuar dhe të vendoset në gatishmëri pune,

2. MG1 nuk ndizet auto, por manualisht,

3. Më datë 24.12.2015 në MG 1 është ndërruar skeda elektronike PÇ Control me 771 orë/pune dhe është instaluar skeda elektronike me 4561 orë/pune, e cila është marrë nga MG e hequr të PRT-17 Ishull Sazan,

4. Voltmetri tek paneli i ATS nuk punon,

5. Dritat e sinjalizimit të kullës nuk ndizen.

– Salla Operacionale Pashaliman Vlorë:

1. Paisjet e njërit prej postoperatori nuk punojnë,

2. Dy radiot IP 1616 nuk janë gatishmëri pune,

3. Njëri prej telefonave Cisco ndodhet jashtë gatishmërie,

4. Rrjeti i ndricimit në sallë ka nevojë për riparim.

– PRT-14 Maja e Thanasit Llogara:

1. Paneli i ATS ne shelter ka nevoje per riparime/zëvendësime te disa prej automateve pasi janë dëmtuar nga shkarkesat elektrike,

2. Ventilatori i shelterit duhet vendosur në gatishmëri.

– PRT-19 Gur Lushnje:

1. MG1 ndodhet jashtë gatishmërie, duhet vendosur karta e kontrollit dhe dinamo,

2. Dritat e sinjalizimit të kullës nuk ndizen.

– Qendra Operacionale Durrës (QNOD):

1. Radio konsole IP 1616 (tavolina III), është marrë për riparim nga firma dhe nuk është instaluar radio tjetër,

2. Radio konsole IP 1616 (tavolina I), ka probleme në marrje,

3. Vija e kufirit në hartën e paraqitur në softin e ri të radarit PRT-14 dhe PRT-20, nuk është instaluar/konfiguruar.

– Pjesët dhe paisjet rezervë më të domosdoshme të parashikuara në kontratë sipas paragrafit V (76 shtatëdhjetë e gjashtë artikuj), të cilat janë një kusht për të siguruar një ndërhyrje të shpejtë për riparimin e sistemit brenda kërkesave operacionale, nuk janë në gjendje në një makazinë të rakorduar midis dy palëve. Për këtë problem kemi bërë me dije edhe përfaqësuesit e shoqërië ”Idea Tel”, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

– Përsa i përket ndërtimit të sistemit Back-up të Softit të Menaxhimit të Trafikut Detar, Ju bëjmë me dije se:

– Implementimi i sistemit back-up duhej të ishte realizuar nga shoqëria ”Idea Tel”, brenda 120 ditëve kalendarike nga hyrja në fuqi e kontratës dhe e instaluar në të gjitha SITE-et e SIVHD-së ,sipas paragrafit (Implementimi i Sistemit).

– Aktualisht është instaluar sistemi back-up vetëm në SITE-et: PRT-14 Llogara, PRT-20 Durrës, Qendra e Serverave Plepa Durrës, QO Durrës dhe QBO MM.

– Gjithashtu specialistët e shoqërisë ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë kanë instaluar në cdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe paisjeve të SIVHD-së gjë e cila nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit. Kërkojmë nga firma që serveri i këtyre kamerave të instalohet në QVD Plepa Durrës dhe të monitorohet nga QO Durrës. (Qe do te thote qe firma kontrollonte aktivitetin e personelit ushtarak neper PRT se mos ngaterronin “misionin e mare persiper prej tyre”)

– Mbi këto probleme të konstatuara gjatë këtij muaji në SIVHD, i është dërguar e-mail në adresën zyrtare shoqërisë ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë, për marrjen e masave dhe eleminimin sa më shpejtë të difekteve të konstatuara, në të kundërt do të procedohet me penalitete sipas Neneve të Kontratës së Shërbimit.

– Për sa më sipër, me qëllim ndjekjen dhe monitorimin më të mirë të punës së sistemit propozojmë:

– Të njoftohet Shoqëria ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë lidhur me problemet e konstatuara dhe t’i lihet afat riparimi i tyre brenda datës 02.02.2016.

– Në muajt në vazhdim kontrolli i gatishmërisë së sistemit SIVHD të bëhet nga Komisioni në prezencë dhe të specialistëve të Shoqërisë ”Idea Tel” sh.p.k. Tiranë.

– Rikontrolli i gatishmërisë së sistemit SIVHD do të kryhet nga data 03 – 05.02.2016.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here