Vetëm dy ditë pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan Donald Lu se vendin e drejtojnë katër klane dhe 20 familje mafioze, policia e Elbasanit është vënë në lëvizje për të kapur të fortët atje.
Blutë e Elbasanit kanë arrestuar sot Enea Bektashin, një i ri që dyshohet se i përket bandës “Cela” në qytetin e Elbasanit.
Ky person është kaopur me lënëdë narkotike nga skuadra e operacioneve speciale në Cerrik. Dyshohet se mbrëmjen e 18 shtatorit, ai ishte Brenda Audit të zi që goditi automjetin e ku lëvizte zv.drejtori i policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.