Presidenti, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në një prej investimeve më të veçanta në rrethinat e Tiranës.
Ferma Uka, e cila administrohet nga biznesmeni i suksesshëm, ish-deputeti i PD-së, Rexhep Uka, cilësohet si një nga komplekset dhe investimet më serioze.
Jo më kot, kreu i shtetit e cilëson këtë investim si një mrekulli shqiptare.
“Sot te Ferma Uka – Një mrekulli shqiptare – Gjithçka Bio! Me profesor Rexhep Ukën gjithmonë mëson diçka të re”,- shkruan Presidenti në Faqen e tij zyrtare në Facebook.