Prerje të shumta në pyje, 4 inspektorë mjedisi në Durrës në hetim

0
161

Katër insoektorë të Emergjencave Civile janë vënë nën hetim për prerjen e pyjeve në fshatrat e Durrësit, Manëz e Ishëm.

Në zbatim të operacionit ”Roja i Gjelbër”, Policia e Shtetit njoftoi se ka filluar procedimin penal në ngarkim të 8 shtetasve, 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave dhe Shërbimit Pyjor dhe 4 të tjerë, banorë të zonës, pasi këta të fundit janë kapur me 17 m3 dru zjarri prerë në mënyrë të paligjshme.

Ka filluar procedimi penal për punonjësit:

S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;

R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile;

E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor;

A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

Z.B. 25 vjeç, banues në Ishëm;

G.B. 32 vjeç, banues në Ishëm.

Gj.Ç. 76 vjeç, banues në Manëz;

B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here