Një punonjës i administratës ka denoncuar këtë megaskandal të bërë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke thënë se tenderi për uniformat e reja të mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë është korrupsion i pastër.
Sipas punonjësit, pasi Ministria ua ndërroi 4 herë uniformat punonjësve të QSUT-së, tani shkon dhe i jep sërish tenderin të njëjtës firmë për të veshur me të njëjtat uniforma mjekët dhe infermierët në rrethe.
Denoncimi i punonjësit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:
Ja si i vesh ndrikull Manastirliu me detyrim punonjësit e shëndetësisë për të mbushur xhepat e vet!
Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital! sb
“Doktor uroj te jesh mire dhe jete te gjate. Kjo ndrikulla e QSUT qe e kane bere ministre te Shendetesise tani po vesh gjasme me te njejtat uniforma te gjite stafin ne spitalet e rretheve te ngjashme me ato ne QSUT,
Ky eshte jne korrupsion i paster i ndrikulles Manastirliu pasi ua nderroi kater here uniformat duke bere tendera korruptiv stafit te QSUT shkon edhe ben mega skandalin tani me te gjitha spitalet duke futur te njejten kompani.
Beqja me Ramen vodhen sa deshen n ekurriz te mjekeve dhe infermiereve me lloj lloj PPP-je kurse kjo ndrikulla tall menderen me uniforma se keto kane ngelur tani”