Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar grupit parlamentar të PD-së që ndodhet brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë.
Pak para se të hynte në sallën e parlamentit ku ndodhen anëtarët e grupit parlamentar të PD-së, ish-kryeministri mbajti një fjalë të shkurtër për gazetarët.
‘Thuhet se janë vendosur çimka dhe mikrokamera tipike për policinë sekrete.
Unë tani po futem në sallën e Kuvendit dhe qëllimet e mia do të jenë identike me qëllimet e grupit’, u shpreh Berisha.