Alarmi i Guvernatorit, Sejko: Emigracioni largoi trurin

0
200

Largimi i trurit përmes emigracionit rrezikon të pengojë zhvillimin e inovacionit në të ardhmen, ndërkohë që deri më tani pak është bërë në këtë drejtim.

Emigracioni prej vitesh ka sjellë në Shqipëri më shumë të ardhura, por Guvenatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, vëren se si emigracioni  njëkohësisht i ka shteruar vendit krah pune tejet të kualifikuar.

Në një konferencë të zhvilluar nga Banka Qendrore Europiane për vendet e Europës Juglindore, Sekjo ka theksuar se largimi i trurit mund të ketë pasoja afatgjata në zhvillimin e inovacionit.

Në fakt, inovacioni është sfida e të gjitha vendeve të Europës Juglindore për të siguruar një nivel mesatar të ardhurash.

Shqipëria vlerësohet të vuajë mungesën e investimeve të mjaftueshme në inovacion. Raporti i konkurueshmërisë Globale të Forumit Ekonomik Botëror ka nxjerrë në pah se vendi ynë është ende mbrapa, për zhvillimit institucional, sofistikimit të biznesit, inovacionit, sundimit të ligjit, dhe cilësinë e gjyqësorit.

Guvernatori ka theksuar se po zhvillohen disa reforma në vend, por ka ende zhbalancime të thella strukturore, që pengojnë kalimin e Shqipërisë në një ekonomi të orientuar drejt inovacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here