Pas lajmeve të njëpasnjëshme për përplasjet e bandave në Elbasan dhe ku më së shumti është përmenduar fisi Çapja, dy anëtarë të saj kanë bërë një apel për mediat:
“Të nderuar zonja dhe zotërinj të mediave!
Në emër të familjes Ardjan dhe Ermira Çapia dhe të ligjit, ju kërkojmë të mos spekulloni me të vërtetën dhe lajmin.
Në të kaluaren familja jonë ka vuajtur nga shtrembërime të së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës.
Me respekt, Ardjan dhe Ermira Çapja.