Mund të keni provuar shumë regjime ushqimore e sërish mos të keni arritur rezultatet e dëshiruara vetëm se me shumë mundësi keni bërë gabimet e mëposhtme:
1.Keni eleminuar tërësisht ushqimet dhe produktet që ju furnizojnë me protein
Janë proteinat ato që ndihmojnë në formimin e muskujve dhe muskujt janë përgjegjëse për mirëfunksionimin e metabolizmit. Mungesa e kalciumit (nëse ju hiqni dorë prej bulmetit) mund të ngadalsojë metabolizmin e si pasojë të keni vështriësi në procesin e tretjes apo humbjes së peshës.
2. Përdorni kripën e detit në vend të kripës së jodizuar
Kripa e detit mund t’i japë më tepër shije ushqimeve, por kripa e jodizuar mund t’i sigurojë organizmit sasinë e duhur të jodit. Nëse tiroidet nuk kanë mjaftueshëm jod, nuk do të prodhojnë mjaftueshëm hormone. Në mungesë të tyre ju do e keni të pamundur të humbni peshë e të formoni masë muskulare.
3.Pini ujë në temperaturën e dhomës
Nëse doni të përshpejtoni metabolizmin duhet të pini ujë të ftohtë. Organzimi do të punojë më shpejtë në mënyrë që të “ngrohë” ujin, dhe në këtë mënyrë ju do të digjni më shumë kalori.
4.Eleminoni kafeinën nga dieta
Kafeina është një stimulant natyral dhe punon si një katalizator për metabolizmin. Kafeja nuk është i vetmi burim i kafeinës, por gjendet gjithashtu në çajin jeshil në çokollata. Studimet kanë treguar se një filxhan çaji mund të përshpejtojë me 12% metabolizmin falë antioksidantëve .
5.Keni mungesa të vitaminës D
Eleminimi i ushqimeve si qumështi, peshku, veza mund të shoqërohet me defiçenca të vitaminës D aq shumë e rëndësishme për organizmin.