Ç’po ndodh në kufi me Kosovën? Denoncimi tronditës i policit: Trafik masiv fëmijësh

0
183

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në “Facebook” një mesazh tronditës të dërguar nga qytetari dixhital.

Në mesazhin e dërguar nga qytetari, cili pretendon se është polic kufitar në Kukës pretendohet se po bëhet një trafikim masiv i fëmijëve në moshën nën 18-vjeç me qëllim marrjen dhe shitjen e organeve të tyre për transplant.

Duke e cilësuar si një denoncim tronditës mesazhin e marrë nga qytetari, Berisha i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet, pasi sipas tij ekziston një rrjet i gjerë kriminal që trafikon organet e fëmijëve.

Statusi i plotë i Berishës

Nje denoncim trondites!

Polici dixhital denoncon
ekzistencen e nje rrjeti, qe trafikon femije per qellim marrjen e organeve per transplant!

I bej thirrje prokurorise te nise me perparesi hetimin! sb

“Zoti Berisha jam nje polic ne kufirin e kukesit problemi qendron ketu Mund te pshtoni shume jete femijesh,ne doganen e shiperis dhe kosoves po bejne trafikin e femijeve nen mosh 18 vjeq e posht po i trafikojne ne kosove per ti qitur pre andej jasht ne nje vend tjeter per ti marur organet e trupit procedura qe po kryejne jane fallsfikimi i qartifikates duke i lejuar me kaluar me qartifikate duke futur nga 20 mije lek te vjetra neper qartifikate duke ja kaluar atyneve qe rrijne te gabinat aty ne kufi ato per 20 mij lek te vjetra po kalojne nje femije deri me sot eshte trafikuar 9 femije i marin neper fshatra te lanur nga fshatrat e varfer jane duke bere nje gje qe nuk duhet te lutem shperndaje dhe beje sa me te madhe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here