Kreu i PS-së Edi Rama ka përfunduar fjalën e tij në asamblenë e partisë të mbledhur paraditen e sotme.
Pasi prezantoi të gjithë zv/ministrat e rinj, nga 3-4 copë për ministri, Edi Rama ka bërë publik edhe emrin e ri si Sekretar të Përgjithshëm të PS-së, pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit.
Rama ka emëruar në këtë detyrë, kryetarin e grupit parlamentar socialist në Kuvend, Taulant Ballën.
Nga sot, ky i fundit do të jetë edhe sekretar i Përgjithshëm i PS-së