Pak minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi një denoncim të një qytetari të Elbasanit, i cili raportonte për një aksident të ndodhur gjatë ditës së sotme, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Ndërkohë që vetëm pak çaste më parë ka ardhur dhe reagimi i policisë, që raporton se sot rreth orës 14:30 makina tip benz me targa AA 359 NkK, ka përplasur më motor në të cilin ndodhej 32 vjeccari A.A.
Gjithashtu raportohet se në drejtim të benzit ndodhej shoferi i Qazim Sejdinit, Xh.F 51 vjecc. Ndërkohë që policia ka nxituar që të deklarojë se në makinë nuk ishte i pranishëm Sejdini gjatë momentit të aksidentit.
Ndërkohë që qytetarët e pranishëm theksojnë se Sejdini ka qenë brenda në makinë, ndërsa akuzonin policinë se po tentonte të fshihet ngjarjen, madje për të mos e bërë publike.
Kjo ngjarje është bërë publike dhe ka ardhur reagimi i policisë vetëm pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Berisha.