Afërdita Zaimaj tregon se djali kishte ardhur në Shqipëri pasi ajo ka qenë e sëmurë dhe ai ka qëndruar gjatë për shkak të saj. Njëkohësisht u ka mësuar fëmijëve edhe gjuhën shqipe. “Nuk ka pasur asnjë aktivitet. Qëndroi gjatë pse isha e sëmurë. Ai punonte dhe studionte. Jepte mësim në universitete. Ka 2 muaj që ka marrë hyrje në Elbasan. Ai lëvizte shpesh nga Meka në Malajzi dhe unë isha e shqetësuar pse ishte larg. Por ai më thoshte mos u mërzit se ishte shumë mirë.”
Edhe babai i tij Adriatik Zaimaj ka mohuar kategorikisht të jetë përfshirë në organizata terroriste. “Kemi fëmijë të edukuar. Kurrë nuk mund të jetë përfshirë në veprimtari të tilla. Unë e mohoj kategorikisht të jetë përfshirë në organizata që flitet. Ndaj i lutem shtetit të ndërhyjë se ka katër fëmijë”. /infoelbasani