Ka filluar hyrja e tifozëve kuqezi në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Edhe pse duhen 2 orën nga startimi i supersfidës, janë vënë re radhë të gjata, të cilat kanë shkaktuar bezdisje dhe acarime.
Një numër i konsiderueshëm tifozësh, kryesisht ata vendas, nxituan të futeshin herët për të shmangur radhët e gjatë, por gjithsesi nuk i kanë shpëtuar pritjes, kjo për shkak të kontrolleve të rrepta nga ana e Policisë së Shtetit.