Operacioni italo-gjerman shkatërron bandën e grabitësve, shqiptarë mes 19 të arrestuarve

0
146
Policia italiane dhe ajo gjermane, pas një operacioni të përbashkët në provincat e Salernos, Napolit, Foggias, Veronës dhe në landin e Rheinland-Pfalz në Gjermani, kanë arrestuar 19 persona, për nëntë prej të cilëve është vendosur arresti me burg, arrest shtëpie për tetë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për dy të fundit.

Operacioni i përbashkët ka shpartalluar grupin kriminal që grabiste furgonët e transportimit të sendeve me vlerë dhe të instituticione kredish. Të arrestuarit janë italianë nga zonat e lartpërmendura dhe shqiptarë. Për realizimin e goditjeve, grupi ka përdorur edhe armë luftarake.

Hetimet nisën në shkurt, pas grabitjes së një furgoni sendesh me vlerë në Fisciano (provinca e Salernos). Hetuesit arritën të rindërtonin strukturën organizative, dinamikën e grupit kriminal dhe identifikuan secilin prej elementëve.

Në planet e grupit bënte pjesë edhe një sulm i armatosur në Gjermani, i parandaluar nga policia gjermane pas sinjalizimit nga hetuesit italianë.

Autoritetet e dy vendeve kanë koordinuar operacionin që është vënë në zbatim sot në mëngjes e që ka dokumentuar përgjegjësinë e të hetuarve për pesë grabitje, njëra e mbetur në tentativë, edhe me përdorimin e armëve luftarake, si Kallashnikov, në provincat e Salernos, Avellinos, Foggias e Napolit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here