Shqiptari sjell një ‘muze’ çokollate në Uashington

0
188

Shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, Gjergj Dollani ka hapur një kafe butik çokollate. “Cafe Chocolat” është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Gjergj Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre, raporton “Zëri i Amerikës”.

Në një nga zonat më të mira të Uashingtonit, sipërmarrja e shqiptarit Dollani ka vetëm një mision, të ndajë pasionin për çokollatat me njerëzit që ia dinë me të vërtetë vlerën atyre, përcjell albinfo.ch.

Përveç eksperimenteve të tij, Dollani prezanton në “Cafe Chocolat” edhe një koleksion të jashtëzakonshëm çokollatash nga SHBA, ku sipas tij kultura e çokollatës ka qenë disi e cunguar, por edhe nga Evropa.

Pasionin e tij për çokollatat, ai e krahason me atë të koleksionistëve të verës. Por, ajo që e mundon është mungesa e një elementi shqiptar në lokalin e tij. Ndaj, ai fton ndonjë artizan shqiptar të çokollatës, që të kontaktojë me të. Kjo, me dëshirën e mirë që t’i njohë amerikanët me një copëz Shqipëri të ëmbël.

Aty gjejnë çokollata nga 7 dollarë deri në 300 dollarë, Gjergji ka në butikë 9 nga 24 mijë çokollatat e vetme në botë të një firme të caktuar. Ka çokollata me qumësht gomarice, apo me spec djegës.

Ka edhe të tjera që kanë forma tërheqëse kafshësh, bletësh apo nusepashke.

Gjergji ka në dyqan edhe disa firma amerikane, pasi atij i vjen keq që për çokollatën janë të famshme vende evropiane, si Zvicra, në një kohë që Amerika ka prodhime shumë interesante artizanale, si “Fruition” apo çokollatat e famshme të Oregonit. “Do të më pëlqente të fusja në butik edhe diçka të prodhuar në Shqipëri”, thotë ai, “ndaj nëse ka njerëz që prodhojnë çokollata në mënyrë artizanale, të më kontaktojnë”.

Çokollata zvicerane, meksikane e italiane në butikun e konceptuar dhe menaxhuar nga një shqiptar në Uashington, Amerikë. Një sipërmarrje që flet disa gjuha, përfshirë atë të shijes!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here