I ftohti i fundjavës, që u shoqërua me mot të keq kaloi shpjet, duke sjellë mirazhin e ardhjes së dimrit. Megjithatë i ftohti dimëror, është ende larg.
Sipas sinoptikanëve, gjatë ditës së nesërme parashikohet një tjetër rritje temperaturash.
E mërkura, sipas “Meteoalb”, nis me kthjellime e vranësira të lehta që dominojnë pjesën më të madhe të territorit, por me vranësira më të dukshme në ekstremin jugor.
Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Veri – Qendër, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Juglindje dhe Lindje të vendit deri në mbrëmje, kur vranësirat largohen nga i gjithë territorit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rritje të ndjeshme sjell mesdita duke ngjitur maksimumin deri në 27°C.