Atentati në Lushnjë/ Policia gjen një automjet të djegur, dyshohet se i përket autorëve

0
164

Pak momente nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku u vranë me armë zjarri 2 persona dhe 1 tjetër mbeti i plagosur dalin në dritë të tjera detaje.

 

 

Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se një automjet është gjetur i djegur në aksin rrugor Lushnje–Berat në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti i përket autorëve të dyshuar të atentatit të cilët i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët. Atentati ndodhi pranë komisariatit të qytetit, tek “Ura e Prroit”, teksa viktima janë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Personi i plagosur është identifikuar me inicialet M.Xh, 26-vjeç dhe ndodhet në gjende të rëndë në spital. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here