Makina private e një inspektoreje të Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër është hedhur në erë me tritol.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin verior. Mësohet se mjeti Voklsvagen Phantom me targë AA 700 IY i përket Frida Koplikut.
Pas ngjarjes, Kopliku ja dhënë dëshminë e saj në polici.
Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. Inspektorja është shprehur se nuk e ka idenë se kush ia ka vënë lëndën plasëse në makinë dhe se shpërthimin e ka marrë vesh nga mediat.