Fjalori i kryeministrit me gazetarët: Hë zemër, hë motër, më profesionale, më serioze

0
203

Pak minuta më parë kryeministri Rama pas mbylljes së seancës parlamentare mbajti njië deklaratë për mediat, ku akuzoi opozitën se po tenton të bllokojë punimet e Parlamentit. Por ajo që u vu re tek deklarata e kryeministrit ishte fjalori i përdorur ndaj gazetarëve të pranishëm, ku nuk mungoi arrogance dhe ironia. I pyetur nga gazetarja e e News 24 lidhur me kërkesën për përjashtim që ka firmosur LSI, duke ju bashkuar edhe PD-së, për fjalorin e pahijshëm të përdoru nga vetë Rama në sallë, kryeministri i dha këtë përgjigje gazetares: “Hë zemër, hë motër, të lutem, më profesionale. Të jemi më seriozë”.

Insistimit të gazetares e cila theksoi se kjo ishte një kërkesë e LSI-së, Rama sërish ju përgjigj me irioni: “ Të lutem motër, hë tani, më serioze”,. Se cfarë nuk kishte serioze tek pyetja e gazetares, këtë vetëm kryeministri ynë e di!!!! Tentimi për të shmangur përgjigjet për qëndrimet e ish-aleatit duket më shumë si një tentativë e kryeminsitrit për të zvogëluar opozitarizmin e kësaj force politike. Por herë tjetër këtë startegji , kryeministri, nëse dëshiron ta ndjekë, bën mirë që ta përvijojë në Parlament apo konferenca për shtyp e jo në replika me gazetarët, aq më tepër t’i quajë jo profesionalë e jo seriozë.

standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here