Një 25 vjeçar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri, gjatë kohës që po lëvizte me një automjet në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të mërkurës në aksin rrugor rural Buz-Memaliaj pranë fshatit Xhafaj. 25 vjeçari ndodhej nën shoqërinë e një personi tjetër, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime nga të shtënat. I plagosuri është Denis Mema. 25 vjeçari është edhe futbollist i Memaliajt dhe ka marrë një plumb në shpatull dhe tjetrin në qafë. Menjëherë 25 vjeçari është transportuar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Pasi mjekët kanë parë gjëndjen e vështirë të të plagosurit, ai është dërguar në Tiranë. Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për pazare droge.
Home Aktualitet Kronikë Ky është futbollisti që u qëllua me breshëri Kallashnikovi natën e kaluar...