VIDEO/ Plas sherri në Kuvend, momenti i përjashtimit të Nokës nga senaca

0
194

Ashtu si seanca e shkuar parlamentare, edhe kjo e sotmja është ndërprerë për shkak  të debateve me smazhoracës dhe opozitës. Gjithçka nisi kur Ruçi i ndërpreu fjalën kryeministrit Berisha dhe i ka kërkuar të ulet. Pikërisht në këtë moment është ngritur në mbrojtje të Berishën deputeti Noka, i cili i ka kërkuar Ruçit të marrë fjalën, pasi, sipas tij, Rama shau ish-kryeministrin Berisha.

Noka është ngritur nga vendi i tij dhe është afruar tek foltorja e Kuvendit duke mos lejuar vijimësinë e seancës. Për këtë arsye, kreu i Kuvendity e ka përjashtuar nga salla, ashtu si Bashën herën e kaluar. Gjithashtu, Ruçi ka lajmëruar shtyrjen e seancës për në orën 17:00.

Në këto rrethana jam i detyruar të zbatojë në gërmë dhe frymë pezullimin e seancës për një kohë të caktuar. Seanca rifillon në 17:00” – tha Ruçi duke mbyllur seancen.

Debatet:

Ruçi: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.
Noka (nga vendi): Dua Fjalën për procedurë
Ruçi: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë
Noka: Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar
Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lëre deputetin të flasë
Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar
Noka-Ramës: Ky ke b**ë ti, t’i heqësh fjalën Sali Berishës
Ruci: Atëherë, të tërhoqa tre herë vërejtjen, po shkel rregulloren, më detyrove të marr masë, je i përjashtuar nga seanca, 5 minuta pushim deri sa te lirosh foltoren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here